VIDEO/ Policja shpëton një grua nga prerja e kokës në Pakistan! U akuzua për blasfemi për shkak të veshjes së saj

by admin
Spread the love

Autoritetet pakistaneze kanë shpërblyer publikisht një police që shpëtoi një grua nga linçimi (një vrasje pa gjyq nga një grup nga një turmë) që e akuzoi për blasfemi për shkak të veshjes së saj.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Lahore, njerëzit u “tërbuan” kur panë një shkrim në veshjen e gruas. Fjala “halwa” që do të thotë e bukur në arabisht, u keqkuptua dhe turma mendoi se ishte një varg nga Kurani.

Në videon e publikuar turma dëgjohet duke i bërtitur gruas për të hequr fustanin e saj, ndërsa disa prej tyre bëjnë thirrje për prerjen e kokës për blasfemi.

Në videon e episodit, ata mund të dëgjohen duke i bërtitur gruas për të hequr fustanin e saj, ndërsa disa bëjnë thirrje për prerjen e kokës për blasfemi.

Punonjësja e policisë Syeda Shehrbano , e cila ndodhej në zonë, ndërhyri dhe u kërkoi turmës së tërbuar “të besonin”. Siç shihet në video, policia e mbuloi gruan me një fustan të zi të gjatë dhe i vendosi një shall ngjyrë floriri në kokë, përpara se ta përcillte mes turmës, duke e larguar drejt  një vendi të sigurt.“Punonjësja e policisë rrezikoi jetën për të shpëtuar gruan”, tha shefi i shërbimit policor të cilit i përket Shehrbano.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në qytetin e Raëalpindi  dhe polices iu dha çmimi më i lartë i uniformës në vend, me zyrtarët që e përshkruan atë si të patrembur.


Top Channel

You may also like