(VIDEO) Policia dënon këmbësorët që shkelin rregullat

by admin
Spread the love




Për pesë orë, Ministria e Punëve të Brendshme ka sanksionuar 310 këmbësorë. Siç kanë bërë me dije nga MPB, gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 09:00 deri më 14:00 Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë këmbësorët.

Goce Andrevski, zëdhënës i MPB-së

“Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 310 këmbësorë, prej të cilëve 217 për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendit për kalim të këmbësorëve, 77 për kalim në semafor të mbyllur… Poashtu është konstatuar se 141 këmbësorë i kanë shkelur rregullat e trafikut në territorin e SPB Shkup, 36 në territorin e SPB Ohër, nga 34 në territorin e SPB Tetovë dhe SPB Manastir”.

Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 133 kundërvajtje tjera të trafikut.

Më tej MBP njoftonë se kontrollimet e përfocuara vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojnë deri te qytetarët që ti respektojnë rregullat e trafikut. Poashtu apelojnë edhe deri te këmbësorët t’i respektojnë rregullat në trafik dhe të kalojnë rrugën në vende të parapara për kalimin e rrugës për këmbësorë për arsye se mosrespektimi i rregullave do të sanksionohet. Në fund porosisin që të gjithë së bashku medoemos duhet kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like