(VIDEO) Policia arrestoi dy persona nga Bukoviqi për grabitjen me armë në Kumanovë

by admin
Spread the love

Policia e Kumanovës I ka privuar nga liria 28 vjeçarin me inicialet M.A. dhe 32 vjeçarin me inicialet E.A. që të dy nga fshati Bukoviq i Shkupit. Ata dyshohen se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit ka goditur mjetin e pasagjerëve “Volksëagen Passat”, i cili drejtohej nga 63 vjeçari me inicialet  S.S. nga Kumanova. Sipas policisë gjatë kësaj kohe ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 63 vjeçarit dhe i kanë marrë një qese me para.

Autorët e dyshuar më pas janë arratisur në drejtim të rrugës magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankës që lidhet edhe me autostradën e Korridorit 8, ku kanë djegur makinën në afërsi të hotelit “Satelit”.

MPB njoftoi se dy personat e dyshuar janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës. /SHENJA/

MARKETING



You may also like