(VIDEO) Po rishqyrohet zgjatja e afatit të pasaportave deri në vjeshtë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se do të shqyrtohet mundësia e prolongimit të afatit për vlefshmërinë e dokumenteve personale. Ai falënderoi të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët sipas tij kanë punuar ditë e natë dhe kanë arritur që të lëshojnë 1.2 milionë pasaporta.

DIMITAR KOVACEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Dokumentet personale, fillimisht ka disa lloje të dokumenteve personale, ato që janë për përdorim të brendshëm, letërnjoftimet të cilat do të vazhdojnë, ndërsa pasaportat nuk nxirren për institucionet por nxirren që qytetarët të mund të udhëtojnë sepse me pasaportë udhëtoni jashtë vendit. Unë thash se çdo iniciativë mund të shqyrtohet, gjithsesi se Gjykata Kushtetuese do ta jap mendimin e saj…Dua të theksoj edhe diçka që është shumë me rëndësi, a ajo është se MPB-ja, gjegjësisht të punësuarit në MPB kanë dhënë 1.2 milionë pasaporta… E di që shumica kanë dëshirë të kritikojnë, por atyre punonjësve në MPB duhet t’ju themi faleminderit, sepse punojnë natë e ditë”.

Në ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim në zyrën e tij me ambasadoren greke, Sofia Filipidu. Gjatë takimit, Ministria njoftoi se bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për dinamikën me të cilën po zhvillohen marrdhënie mes dy vendeve fqinje, për bashkëpunim në disa fusha dhe gatshmërinë e ndërsjell për thellimin e tyre. Ndërsa gjatë takimit nuk është dhënë ndonjë detaj nëse është diskutuar për zgjatjen e afatit të tërheqjes në dokumente personale me emrin e Maqedonisë së Veriut, që është obligim i ndërrmarrë në përputhje me Marrveshjen e Prespës.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

“Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, si dhe u diskutuan masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria në drejtim të zbatimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës”.

Ministria e Punëve të Jashtme shtoi se në takim ka qenë edhe mbështetja e qartë e Greqisë për integrimet evropiane të vendit, bashkëpunimi në kuadër të Aleancës NATO dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, si dhe iniciativat rajonale.

Përdnryshe, propozimin për shtyrjen e afatit për nxjerrjen e dokumenteve personale deri në shtator e ka bërë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, pas së cilës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është përgjigjur se presidenti fillimisht duhet të bisedojë me kolegun e tij grek. Nga kabineti i Pendarovskit, dje në një deklaratë për “Makfaksin” kanë thënë se komunikimi duhet të bëhet në mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme si nënshkruese të Marrëveshjes së Prespës dhe kryetari është i gatshëm të japë kontributin e tij. /SHENJA

You may also like