Video/ Po mbulonte sulmet e Izraelit, gazetari mëson live se iu vra e gjithë familja

by admin
Spread the love

Gazetari i televizionit të njohur të Katarit, Al Jazeera, Wael Dahdouh, kishte mbuluar pa pushim rindezjen e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve të nxitura nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në 7 tetor.

E pikërisht gjatë raportimeve mbi tmerret e luftës në Gaza, i mbërriti lajmi se në mesin e viktimave ishin dhe anëtaret e familjes së tij. Gruaja, vajza dhe djali i korrespondentit arab të Al Jazeera, humbën jetën kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ata ishin strehuar. Ishte kryeredaktori i televizionit, Mohamed Moawad, që përcolli lajmin e trishtë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar dhe me pamjet rrëqethëse të reporterit që përpiqet të mbajë veten, por tronditja e dhimbja është me fortë se ai.

“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm Wael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë. Wael mësoi për lajmin e kobshëm derisa po raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moawad.

Trupat dhe tanket izraelite e kryen gjatë natës një sulm të shkurtër tokësor në veri të Rripit të Gazës, e pohuar kjo nga Ushtria e Izraelit e cila njoftoi se kishte goditur disa objektiva të militantëve në mënyrë me qëllimin “të përgatisë fushëbetejën” për pushtimin e pritshëm tokësor të enklavës, pas më shumë së dy javë bombardimesh shkatërruese që kanë marrë me mijëra jetë njerëzish në këtë territor.

 


Top Channel

You may also like