VIDEO/ Plasin polemikat për kartonin e kuq të Barcelonës, talenti brazilian u ndëshkua se i shkaktuan faull

by admin
Spread the love

Të shumta kanë qenë polemikat në rrjet, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga talenti Vitor Roque, në duelin ndaj Alaveshit. 18-vjeçari brazilian, u largua me karton të kuq në minutën e 73-të, duke lënë të habitur një pjesë të madhe të opinionit sportiv. 

 

Futbollisti i Alaveshit, Marin, ndërhyri me sparkatë drejt 18-vjeçarit për t’i marrë topin. Lojtari i Barçës ngriti këmbën për të shmangur një dëmtim të mundshëm, teksa takat e kundërshtarit ishin të ngritura. 

 Në këtë moment arbitri nxjerr nga xhepi kartonin e verdhë dhe ia drejton Roque-së. Ky ishte kartoni i dytë i verdhë për futbollistin e Barcelonës, çka e detyroi të largohej përpara kohe nga fusha. Një ndëshkim vërtet misterioz, që i ka shtangur të gjithë! 

PANORAMASPORT.AL
 

You may also like