(VIDEO) Plas sherri në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Arsovska e quan Hitler Sllavevskin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




 “Zotëri Hitler, nuk vlerësoj se ju ka hije ta bëni këtë cirk në këtë Këshill. Nuk ju ka hijë kjo që po bëni. Së pari po e shkelni Kushtetutën. E dyta jeni një hajdut, jeni një vjedhës. Nuk është në rregull kjo qëpo bëni. Ai mikrofon është në pronësi të Qytetit të Shkupit dhe i shërbimeve.”

Me këto fjalë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska,  gjatë seancës së sotme të këshillit të qytetit e ka ofenduar dhe akuzuar krytakin e Këshillit të qytetit të Shkupit, Trajko Sllavevskin  nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

E gjithë kjo maskaradë nisi për  një mikrofon dhe për një mikrofon.

“Zonja Arsovska urdhëroni. Ja ky mikrofon është në dispozicionin tuaj. Keni kolltuk i cili është më i rehatshëm nga ajo se ku uleni në ‘stol gomari’

Arsoska rastin e ka paraqitur edhe në polici, pasi sipas saj, mikrofoni është grabitur qëllimisht, ndërsa nga policia mënjëher kanë arritur në vendë-ngjarje dhe kanë inspektuar ambientet e qytetit të Shkupit

Nga Shërbimet e qytetit kanë dhënë një deklaratë për policët të cilët po bënin denoncim. Ata deklarojnë se  mikrofoni është pronë e qytetit dhe se duke mos e pasur atë, është kryer një vjedhje dhe është dëmtuar institucioni.

E para e qytetit të Shkupit gjithashtu ka akuzuar Sllaveskin se ata si VMRO-DPMNE, po i organizojnë sindikatat kundër saj, pasi  sipas Arsovskës e dinë të gjithë qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like