(VIDEO) Petrovska – Tagarev: Bashkëpunimi në mbrojtje mes RMV-së dhe Bullgarisë është shumë i rëndësishëm

by admin
Spread the love

Bashkëpunimi në mbrojtje mund të jetë shembull pozitiv se si zhvillohen marrëdhëniet mes dy shteteve, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin me homologun e saj bullgar Todor Tagarev, në prag të takimit në Novo Sellë me kontingjentin nga Maqedonia e Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ministrja Petrovska ka biseduar me ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Todor Tagarev, pas çka ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është jashtëzakonisht domethënës dhe se është në nivelin që i ka hije dy vendeve aleate në NATO.

Ministri Tagarev porositi se marrëdhëniet në mbrojtje mes dy shteteve janë shumë të mira dhe e vlerësoi lartë kontributin e Maqedonisë së Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari. Shtoi se marrëdhëniet në mbrojtje janë në nivel të lartë dhe se do të punojë në zhvillimin e tyre edhe në të ardhmen.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në forcat e NATO-s në Bullgari bazohet në vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kontributi për forcat në Bullgari filloi në nëntor 2022 me dërgimin e një togu dhe një oficeri shtabi ku, së bashku me pjesëtarët e forcave të armatosura aleate, janë pjesë përbërëse e sistemit kolektiv të parandalimit dhe mbrojtjes. Kontigjenti i Maqedonisë së Veriut në forcat shumëkombëshe në Bullgari është sa një togë. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like