(VIDEO) Petkov: Fqinjësia e mirë sjell përfitime të dyanshme

by admin
Spread the love

Kryeministri bullgar Kiril Petkov e uroi Dimitar Kovaçevskin për emërimin e tij si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut duke i uruar suksese Qeverisë së re në Shkup.  Ai theksoi se qëndrimi i Bullgarisë për perspektivën evropiane të fqinjit të saj të ngushtë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, është konsistent dhe i qartë. Sipas Petkovit, fqinjësia e mirë mund të sjellë përfitime serioze jo vetëm për të dyja vendet, por për të gjithë rajonin. Kiril Petkov dhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga ai, nesër më 18 janar do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shkup.  Petkov  në një intervistë për MIA, tha se sa më shumë të punojnë të dyja vendet, sa më shumë të jenë të lidhur, dhe qytetarët të komunikojnë në mes vete, aq më mirë do të jetë. Siç tha Petkov, kjo është arsyeja që menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Dimitar Kovaçeskit viziton vendin për të krijuar komunikim të vazhdueshëm dhe për të arritur përparim.

 Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë

“Nuk dua që vetëm politikanët të vijnë dhe të flasin, kur flas për ekonominë dua të shoh të gjitha kompanitë tona që duan dhe kanë interes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha kompanitë nga vendi juaj që kanë interes në Bullgari. Në atë takim politikanët nuk janë të nevojshëm, në atë takim duhen njerëz që duan të punojnë, të bëjmë biznes bashkë”

I pyetur nëse ka presion ndaj Bullgarisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes,  Petkov nuk u përgjigj drejtpërdrejtë por tha se beson se nuk varet nga fuqitë dhe vendet e tjera që kanë interesa, por varet nga të dyja vendet, respektivisht Shkupit dhe Sofjes.

 Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë

“Unë personalisht e di dhe jam i sigurt edhe tek Dimitar Kovaçevski, se ne nuk varemi se kush  çfarë thotë dhe secili prej nesh ka përgjegjësinë e tij për ta përfunduar atë punë. Për mua personalisht nuk ka rëndësi se kush do të thërras apo do të thotë bëje këtë-bëje atë. Për mua është e rëndësishme të jem i sigurt se po bëjmë gjërat e duhura në mënyrën e duhur”.

Ai shtoi se Ballkani si rajon ka potencial të madh për të qenë i pasur, duke pasur parasysh afërsinë me tregun evropian, vendin pjellor, vendet e mira për turizëm, por megjithatë është në nivel të ulët Evropian sa i përket zhvillimit ekonomik, parasëgjithash për shkak të korrupsionit. Sipas tij duhet pastruar të gjithë ata që fitojnë në kurrizin e popujve tanë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

You may also like