(VIDEO) Përurohet qendra e re urgjente interne në klinikën e toksikologjisë

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, bashkë me përfaqësuesit e kompanive Alkaloid dhe Banka Komerciale kanë nënshkruar sot marrëveshje për themelimin e një qendër të re  interne urgjente në Klinikën e Toksikologjisë. Mexhiti theksoi se ky projekt është një ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për realizimin e këtij projekti shprehet të jetë krenar.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Qëllimi i kësaj qendre triazhi është të përfaqësojë kontaktin e parë me pacientët, ku është planifikuar të ofrohet kujdes shëndetësor emergjent. Këtu pacientët që nga pranimi i tyre do të qëndrojnë 24 deri në 48 orë pas së cilës nëse është e nevojshme do shkonin në pavinjonet e spitalit të njërës prej klinikave interne ose lëshohen  në shtëpi.”

Ndërkaq, drejtoresha e Financave në Bankën Komerciale, Maja Stevkova Shtrieva, tha se është e kënaqur për nënshkrimin e kësaj marrveshje duke dhuruar 235.000 euro për përmirësimin e kushteve në shëndetin publik.

MAJA STEVKOVA SHTERIEVA, DREJTORESHË E FINANCAVE NË BANKËN KOMERCIALE

“Me këtë donacion në vlerë prej 235 mijë euro mundësojmë që qendra klinikë në Shkup të fitojë emergjencë interniste të re dhe moderne me çka përmbushet edhe një mision nga shoqëria jonë e përgjegjshme për përmirësimin e kushteve të shëndetit publik”

Po ashtu edhe drejtori i Alkaloid, Vlado Ivanov shprehet se mbështetja për realizimin e këtij projekti është një prioritet për ata duke dhuruar 14.4 milionë denarë ku shtoi se Alkaloid do të vazhdojë të japë ndihmë aty ku ka nevojë.

VLADO IVANOV, DREJTOR NË ALKALOID

“Duke u nisur nga prioriteti ynë i lartë, njerëzit dhe shëndeti parasegjthash , në kuadër të misionit të kompanisë për jetë më të shëndoshë të secilit individ, Alkaloid rregulisht ndihmon aty ku më së shumit ka nevojë”

Nga informacionet e dhëna kjo qendër e re do të rikonstruktohet me një hapësirë rreth 750 metra katrorë, gjithashtu si pjesë e hapësirës do të ketë edhe një dhomë të vecantë për vëzhgimin e pacienteve si dhe me pajisje për kujdes intensiv dhe gjysmë intensiv, temografi kompjuterike, rentgen dhe endoskopi. Qendra pritet te jetë gati brenda disa muajsh.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like