(VIDEO) Përurohet kampusi universitar “Nënë Tereza”

by admin
Spread the love

I paralajmëruar që nga viti 2015, sot u bë hapja zyrtare e kampusit të Universitetit “Nënа Terezе”. Rektori prof. dr. Izet Zeqiri, tha se 864 studentë të rinj do nisin mësimet në këtë objekt të ri, që është 25 për qind rritje e numrit të studentëve nga viti i kaluar. Ai theksoi se univeristeti ofron studime cilësore, ku studentët mund të inkuadrohen në punë sipas përgatitjes së tyre profesionale.

Izet Zeqiri, rektor i Univeristetit “Nëna Tereze”

“Dita e parë e juaj është e veçantë sepse ju filloni mësimin në kampusin më të bukur të UNT-së në Shkup. Ne më si Universitet kemi shtëpinë tonë dhe ky ambinet dhe këto godina janë për ju që do të zhvilloni jo vetëm aktivitete e mësimdhënies por edhe aktivitet tjera të cilat janë në interes të studentëve”.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri,  tha se gjithmonë ka ekzistuar optimizmi për ndërtimin e këtij objekti të ri, dhe falë punës dhe përkushtimit i njëjti u realizua.

Jeton Shaqiri, ministër i MASH  

“Kishim një optimizëm se ky objekt do të bëhet dhe u bë. Faleminderit për secilin kontribut të cilin e keni dhënë”.

Universiteti “Nënë Tereza” është themeluar në vitin 2015 dhe që atëherë nuk ka pasur objekt të vetin, ndërsa studentë kanë ndjekur ligjeratat në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit, dhe tek ndërtesat e  sindikatës të pavarur.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like