(VIDEO) Përfundoi renovimi i ambulantës në Butel

by admin
Spread the love

Në komunën e Butelit sot u prezentua ambulanta e re, e renovuar, e cila është projekt i Ministisë së Shëndetësisë. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Viktor Isjanovski, tha se në qytetin e Shkupit deri më tani,  janë rinovuar 3 ambulanta. Siç njoftonë drejtori Isjanovski,  ambulantat të cilat janë renovuar në gjithë territorin e kryeqytetit janë, ambulanta  në Gjorçe Petrov, ambulanta në Lisiçe.

VIKTOR ISJANOVSKI,DREJTOR I SHTEPISË SË SHËNDETIT

“Prej kësaj se çfarë mundë të shofim, është se qytettarët dhe pacientët janë të kënaqur, pra bëhet fjalë për një ndërtesë  të re, unë shpresoj që Ministria e Shëndetësisë, dë të vazhdojë me këtë projekt. Janë para parë edhe 6 ambulanta tjera në territorin e qytetit të Shkupit, dhe shpresoj që edhe ata që janë objekte të vjetra dhe të prishura , do të zëvendësohen me objekte të reja të modernizuar, siç është kjo”.

Drejtori informoi se në këtë projektë janë paraparë të riparohen edhe ambulantat në lagjen Taftalixhe, Karposh, Autokomandë,  Kozle dhe në Kisela Vodë.

I pytur nga gazetarët  për cilsinë e këtyreve objekte dhe sa janë të sigurta , që mos t’i ndodhë fati i “Spitalit Modular të Tetovës”, Isjanovski tha se kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e ambulantave, i kanë marrë të gjitha masat e duhura të sigurisë dhe ai gjithashtu pohon se janë shumë më mira dhe të sigurta se ata. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like