(VIDEO) Përfundoi pushimi, nxënësit nesër i rikthehen bankave të shkollës

by admin
Spread the love

Nesër nis viti i ri shkollor 2023/24, i cili do të zgjasë deri më 17 qershor. Për herë të parë këtë vit shkollat fillore dhe te mesme do të kenë pushime pranverore, nga 29 prilli deri më 5 maj. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, tha se shumica e teksteve shkollore janë dorëzuar, vetëm shpërndarja e librave për klasës së gjashtë dhe të tretë do jetë me vonesë, të cilat po bëhen sipas plan programeve të reja, dhe të cilat janë në botim e sipër, ndërsa nxënësit do t’i kenë deri në fund të muajit shtator.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Tekstet për klasën e tretë janë miratuar dhe proceduar për shtypjn e dhe dorëzimin është në proces. Të gjitha lëndët janë miratuar dhe janë në fazën e rregullimit tekniko-grafik dhe printimit. Që sot, nesër, në fillim të javës do të dorëzohen vazhdimisht. E njëjta gjë ndodh edhe me tekstet e klasës së gjashtë, të cilat janë në fazë të miratimit nga Komisioni Kombëtar i teksteve. Pataj mund të ketë procedurë ankimore nga autorë të caktuar, por deri në fund të shtatorit do t’u dorëzohen të gjithë nxënësve”

I pari i arsimit tha se nuk ndjenë përgjegjësi  për vonimin e teksteve shkollore, pasi sipas tij gjithçka që ka qenë në kompetenca të tij është kryer në kohë.

Sinkron: Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Si ministër e kam përfunduar të gjithë procedurën në fund të korrikut. Unë nuk marr pjesë si ministër, as si drejtor shkolle, në asnjë procedurë në Komisionin Kombëtar, në shërbim pedagogjik, në mendimet e recensentëve, apo në mendiet e të tjerëve. Nuk mund të kem përgjegjësi në vepra që nuk varen nga unë”

Shaqiri më tej tha se, në arsimin e mesëm janë miratuar 150 teskte dhe sapo të botohen do të dorëzohen në shkolla, ndërsa informoi se në këtë vit shkollor do të ketë masa të reja sigurie në shkolla.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like