(VIDEO) Për një muaj 6 500 të ri-infektuar nga koronavirusi

by admin
Spread the love

Përqindja e të ri infektuarve nga Koronavirusi për katër javë rresht nuk ka rënë asnjë për qind. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se nga data 10 janar deri më 6 shkurt, çdo javë 13 për qind nga rastet e përgjithshme janë ri infeksion. Konkretisht, nga 31 janari deri më 6 shkurt, janë regjistruar 10.007 të sapo infektuar, nga të cilët 1.329 janë riinfektuar. Nga 24-30 janar  ka pasur gjithsej 11,938 raste të reja, dhe 1,568 persona që ishin ri infektuar me Covid-19, ndërsa të dielën nga gjithsej 1 045 të infektuar të rinj pozitivë, 132 ishin riinfeksion.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë vërehet se numri i pacientëve të rinj zvogëlohet në baza javore. Javën e kaluar kishte 1,931 persona më pak të infektuar se një javë më parë, por përqindja e personave të ri-infektuar gjatë gjithë muajit janar nuk ka rënë  nën 13 për qind.

Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik të publikuar më 1 shkurt, numri i përgjithshëm i riinfektimeve në vend ishte 6,494, ndërkaq trembëdhjetë persona që u infektuan me Covid-19 për herë të dytë vdiqën. /SHENJA/

 

 

You may also like