(VIDEO) Për një ditë rreth 500 gjoba për tejkalim shpejtësie

by admin
Spread the love

Ka shkuar në rreth 500 numri i shoferëve të cilët janë gjobitur nga policia vetëm gjatë ditës së mërkurë, pasi të njejtit kanë thyer rregullat e komunikacionit, gjegjësisht kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara. Kështu informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDHSME

“Në këtë aksion janë sanksionuar 481 shoferë, prej tyre gjashtëdhjetë e tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse pesëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Po ashtu është konstatuar se 173 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 308 shoferë jashtë vendeve të banimit”.

Ndërkaq, në mos-respektimin e shenjave të komunikacionit, qytetarët janë dëshmitarë të aksidenteve të shumta. Rasti i fundit ishte ai i para dy ditëve, ku 25 vjeçari nga Shkupi, ishte duke pritur në semaforë, por aty e gjeti vdekjen, pasi dy makinat nga dy anët e kundërta nuk i respektuan rregullat dhe kjo të riut shkupjan i mori jetën.

Ndryshe, nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ndaj ata  apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like