(VIDEO) Për 5 ditë 95 të vdekur nga KOVID-19, vaksinohet 45% e popullsisë së rritur

by admin
Spread the love

Situata me koronavirusin vazhdon të mbetet shqetësuese në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë vetëm në pesë ditët e fundit 95 persona kanë humbur jetën si pasojë e kovid-19. Qyteti më më shumë persona që kanë  vdekur në pesë ditë është Shkupi, ndërsa më pas vijon Velesi dhe Kumanova. Ndërkaq, sa i përket të infektuarve në këtë periudhë pesëditore, sipas përllogaritjeve rezultojnë 1.244 raste pozitive me koronavirus, ndërsa në intervalin e njëjtë kohorë janë shëruar 1.248 të infektuar.

Gjthashtu,  në këtë periudhë ka pasur mbi 6.000 raste aktive në ditë me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore disa ditë më parë njoftuan se vdekshmëria më e lartë është tek persona e pavaksinuar. Sipas analizave të tyre, brenda dy muajve, në të gjithë territorin e vendit kanë humbur jetën 1.382 pacientë përshkak të kovidit, që prej tyre 1.149 ose 83 për qind kanë qenë të pavaksinuar, ndërsa vetëm 17 për qind ose 233 prej tyre kanë qenë të imunizuar.

E njëjta situatë është edhe tek të infektuarit, analizat e institucioneve shëndetësore tregojnë se në këtë periudhë, 75 për qind e rasteve pozitive dhe 79 për qind e të hospitalizaurve me kovid-19, kanë qenë plotësisht të pavaksinuar.

Procesi i vaksinimit në ditët e fundit është zhvilluar me rënie të intensitetit, ku për çdo ditë ka pasur nën 4.000 aplikime të vaksinave, prej të cilave më pak se 1.000 janë aplikuar për dozën e parë, ndërsa pjesa tjetër e mbetur është aplikuar për dozën e dytë dhe të tretë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë aplikuar  gjithsej 3.475 doza të vaksinave, prej tyre 917 për dozën e parë, 2.509 për rivaksinim dhe 49 doza janë dhënë për dozë të tretë. Duke përfshirë 18 tetorin,  799.762 qytetarë janë imunizuar, 763.031 janë të rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë gjithsej e kanë pranuаr 1.197 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë

“54 për qind e popullsisë mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë nga mosha 18 deri 29 vjeç kanë pranaur të paktën një dozë vaksine. Përfshirja me imunizim me një dozë vaksine, tek popullat e rritur është 47 për qind, ndërsa përfshirja me dy doza të vaksinës tek personat mbi 18 vjeç ka arritur në 45 për qind. Sipas numri të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullsisë kanë pranuar dy doza”

Autoritetet shëndetësore disa ditë më parë njoftuan se,  për efikasitetin e vaksinave kundër koronavirusit konfirmohet nga shumë analiza. Ata shtojnë se vaksinat mbrojnë nga forma e rëndë e sëmundjes, hospitalizimet dhe rezulteti me vdekje.

Sipas hulumtimit të Finance Think, në tre muajt e fundit që nga fillimi i pandemisë, ka 14.500 më pak të infektuar, 4.595 hospitalizime me pak javore, vaksinimi ul shtrimin në spital nga 37.9 për qidn deri në 46.5 për qind, dhe 2.8 milionë euro ulin kostot e shtrimit në spital në 5 javët e fundit të valës delta.

Institucionet e shëndetësisë sigurojnë se çdo vaksinë është e sigurt dhe efikase duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe parandalimi i përhapjes së mutacioneve të koronavirusit.

Linda Ebib /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like