(VIDEO) Pensionistët kërkojnë që pensioni minimal të jetë i barabartë me pagën minimale

by admin
Spread the love

Pensionistët gjatë ditës së sotme kanë  protestuar  në Shkup duke kërkuar rritjen e pensioneve. Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve dhe që pensioni minimal të jetë i barabartë me pagën minimale. Ata protestuan para Shoqatës së Pensionistëve ku më pas shkuan edhe te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Njëri ndër protestuesit tha se kishte ende pensionistë edhe nga vendet tjera, të cilët dëshironin të marrin pjesë në këtë protestë, por sipas tij, atyre nuk ju mjafton pensioni për gjërat elementare e lërë më të paguajnë edhe biletë autobusi.

PENSIONISTË,PROTESTUES

“Kjo protestë është para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja le të shohë dhe le të dëgjojë, që këta persona pensionistë, nuk kanë ardhur se jeni të bukur apo të mirë, por përkundrazi, sepse janë keq. Ministre, ju  jeni zgjedhur që të përkujdeseni dhe të  punoni për qytetarët, t’i mbroni interesat e tyre dhe të drejtat e tyre, e jo të punoni vetëm për interesat e juaja”.

Kemi punuar tërë jetën dhe kemi paguar kontributet që sot të kemi pensione të mira dhe të jetojmë si njeri, por sot është e kunderëta, tha një protestues tjetër nga Sveti Nikolla, i cili mes tjerash drejtoi edhe shumë kritika për zyrtarët shtetërorë, të cilëve disa muaj më parë u është rritur rroga për 78 përqind.

PENSIONIST, PROTESTUES

“Çfarë është kjo rritje 6 përqind, kush është ajo kokë e zbaruzur që e ka zbuluar këtë, për zyrtarët rritje 78 përqind, për këta në këtë ndërtesë 30 përqind. Pra. për të gjithë që qendrojnë ulur nëpër zyra, ndërsa për neve 6 përqind, sikurse  t’ju hedhësh qenve një kockë. Nuk mundet më kështu, le të dëgjojë edhe ministrja, nëse ajo dëshiron rritje për 78 përqind edhe ne dëshirojmë rritje për 3500 denarë”.

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në protestën e sotme gjithashtu theksuan se pensionet prej 12 mijë denarëve janë shumë të ulëta, gjë që sipas tyre, është e turpshme për shekullin e 21-të dhe kërkuan rritjen e tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING




You may also like