(VIDEO) Pendarovski: Përshpejtimi i anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ndikojë pozitivisht në proceset e përgjithshme politike

by admin
Spread the love

Integrimi i përshpejtuar i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ndikojë pozitivisht në sigurinë, në proceset e përgjithshme politike, në agjendën e reformave, si dhe në eurooptimizmin në rajon. Kështu është shprehur presidenti Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në seancën me titull  “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Takimit të 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kabineti i presidentit Pendarovski

“Presidenti Pendarovski theksoi se në kohë krizash të shumta është e rëndësishme që stabiliteti i Ballkanit Perëndimor të ketë një prani më të madhe evropiane në rajon”.

Përdryshe, në mesin e pjesëmarrësve të seancës, ishin edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Ministri Federal i Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, kryeministri I Kosovës Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like