(VIDEO) Pendarovski në fund të mandatit zgjedh të vizitojë Kosovën

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën e Kosovës, ka takuar sot në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Në takimе u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, ku u vlerësua se të dyja vendet ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet, njoftuan nga zyra e Pendarovskit.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISë Së VERIUT

“Shkëmbyem mendime dhe informacione për situatën aktuale në rajon, duke përfshirë edhe dialogun Beograd-Prishtinë. Në këtë kontekst në kushtet e krizave të shumta dhe sfidave të sigurisë në nivel global, gjetja e zgjidhjeve për çështjet e hapura përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë është me rëndësi të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Edhe nga zyra e presidencës së presidentes të Kosovës Vjosa Osmanit njoftuan se Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.

VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS

“Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

Pendarovski rikonfirmoi mbështetjen e tij për aspiratat euroatlantike të Kosovës, duke theksuar se si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut mbështet politikën e dyerve të hapura të Aleancës dhe jep një kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like