Pendarovski: Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë prioritet

by admin
Spread the love

Prioriteti ynë në këtë moment janë ndryshimet kushtetuese që dalin nga Korniza Negociatore me BE-në dhe për të gjitha çështjet e tjera ekziston vullneti i qartë politik për të zhvilluar një debat politik legjitim demokratik dhe për të përfunduar menjëherë këto detyrime. Në këtë kuptim, i bëj thirrje të gjitha partive politike pro-evropiane dhe deputetëve në Parlament të bëjnë zgjedhjen e tyre. Dhe kjo zgjedhje është e thjeshtë – ose interesat partiake ose e ardhmja evropiane e shtetit maqedonas. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në panelin “E ardhmja e zgjerimit të BE-së – Cilat janë përfitimet për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian?”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra për Studime Evropiane Wilfrid Martens nga Brukseli.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Për ne, prioritetet në procesin e anëtarësimit janë urgjente. Detyra jonë e parë është të përmbushim detyrimin që kemi marrë përsipër duke pranuar Kornizën Negociuese që i lejoi vendit, pas më shumë se një dekade e gjysmë me statusin e kandidatit, të hapë përfundimisht negociatat me Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe procesin e shqyrtimit”.

Ai obligim, shtoi ai, është i qartë dhe i padiskutueshëm dhe duhet ta plotësojmë duke i përfshirë në Kushtetutë ata tre mijë e gjysmë qytetarë tanë që janë deklaruar si bullgarë etnikë në regjistrimin e fundit, në preambulë dhe në pjesën normative, në një mënyrë identike në të cilën më parë ishin përfshirë pjesë të tjera të kombeve. Me këtë, tha Pendarovski, edhe një herë do të konfirmojmë se respektimi i të drejtave të bashkësive etnike dhe multikulturalizmi i shoqërisë maqedonase janë specifikat tona për të cilat krenohemi dhe nuk turpërohemi.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Ndërsa jemi të fokusuar te ndryshimet kushtetuese, duhet të shqyrtojmë me kujdes të gjitha vërejtjet që dalin nga procesi i shqyrtimit, sepse në vijim do të duhet të përgatitemi për një proces në të cilin nuk duhet të simulojmë reforma, por të ndryshojmë realisht sistemin tonë.  Simulimi i reformave jo vetëm që nuk është në interes të qytetarëve të Maqedonisë, por është edhe i pamundur në kushtet kur ndryshimet do të kontrollohen në detaje nga institucionet evropiane”.

Pendarovski tha se shteti i së drejtës është fillimi dhe fundi i të gjitha reformave, kusht pa të cilin nuk mund të funksionojë asnjë segment i shoqërisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like