(VIDEO) Pendarovski kërkon të dënohen organizatorët e pritjes së Kurtit në Tetovë dhe Çair

by admin
Spread the love

Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste shtetërore të mëdha paraqet ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik, tha presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Pendarovski tha se organizatorët e pritjes së kryeministrit të Kosovës në Tetovë dhe Çair duhet të dënohen.

 STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara, nënvizoi Pendarovski në reagim”.

Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit, sipas reagimit të Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Në këtë kuptim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë me rastin e marrjes së vendimit, ku duhet të përfshihen edhe votat e komuniteteve që nuk janë shumicë në atë komunë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ishte në Shkup dhe Tetovë ku mori pjesë përurimin e rrugës Adem Demaçi në Çair si dhe në inaugurimin e rrugës lokale Tetovë –Vicë. /SHENJA/

You may also like