(VIDEO) Pendarovski: Kërkesa e VMRO-së për ndryshimet kushtetuese është joreale

by admin
Spread the love

Presidenti  i vendit Stevo Pendarovski i ka quajtur joreal kushtin e VMRO DPMNE-së për votuar ndryshimet kushtetuese, të cilat do të hynin në fuqi më vonë.  Megjithatë, Pendarovski e ka përshëndetur “ndryshimin e rëndësishëm të sjelljes së VMRO-DPMNE-së”, e cila, siç thotë ai, varet drejtpërdrejt nga ajo se a do të mund të arrijmë shumicën prej 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Të dyja palët kanë të drejtë. Kryeministri ka të drejtë kur thotë se ka një ndryshim drastik në qëndrimin e opozitës në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nga ana tjetër, opozita ka të drejtë kur thotë për parakushtet e saj për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar kur të hyjmë në BE, gjë që për mua është jashtë realitetit. Edhe unë do të doja diçka të tillë, por konkluzionet e Këshillit të Evropës janë të qarta”.

I pari i shtetit madje ju bëri thirrje  që  të miratojnë  ndryshimet  kushtetuese deri në fund të shqyrtimit, në mënyrë që siç thot ai,  të procedojnë automatikisht me hapjen e kapitujve të tjerë dhe mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“E dini sa vështirë arritëm në këto përfundime. Qëndrimi i Bullgarisë përfshihet në këto përfundime. Është krejtësisht joreale dhe të gjithë e dinë. Shpresoj të mos jetë një justifikim. U befasova kur dëgjova se partia kryesore opozitare dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë dhe nga pozita e Qeverisë të votojë për hapjen e Kushtetutës. Ndryshimet kushtetuese mund t’i votoni nga pozita e opozitës”.

Ndërkaq, sot Pendarovski priti me nderime të larta Presidenten sllovene Natasha Pirc Musar, e cila theksoi se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë. Ajo ka rrëfyer se Sllovenia tashmë është përballur me ato procese dhe se  edhe vendi i saj  është dashur të ndryshojë Kushtetutën, për çka ka pasur debate të nxehta politike në shoqërinë sllovene. Samir Mustafa /SHENJA/



You may also like