(VIDEO) Pendarovski: Integrimi i ballkanit perëndimor në BE për paqen dhe stabilitetin në Evropë

by admin
Spread the love

Nga kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kanë informuar se presidenti i vendit, në kuadër të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, ka marrë pjesë në debatin me titull “A është Ballkani Perendimor pjesë e pamjes së madhe?  “Hartimi i arkitekturës së re europiane të sigurisë”. Ky debat ishte organizuar nga Qendra për Politika të Sigurisë nga Beogradi dhe Qendra për Politika të Sigurisë nga Gjeneva.

Sipas informacioneve, në diskutim, presidenti Pendarovski, ka trajtuar  situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasojat në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë në Europë të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, si dhe të ardhmen e rajonit në raport me sfidat e ardhshme.

Presidenti ka theksuar se në interes të paqës dhe stabilitetit në Europë, është e nevojshme të ruhet kohezioni në bllokun euroatlantik dhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

KABINETI I PRESIDENTIT TË MAQEDONISË SË VERIUT, STEVO PENDAROVSKI

“Në këtë drejtim, u rikonfirmua nevoja për integrim të përshpejtuar dhe të qetë të vendeve Ballkanit Perendimor, si një faktor kyç jo vetëm për proceset politike dhe agjendën e reformave, por edhe për sigurinë e përgjithshme, duke theksuar se në kohë krizash të shumëfishta dhe Arkitektura e lëkundur e sigurisë, e rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor është prania më e madhe europiane në rajon”.

Gjatë debatit nga Kabineti I presidentit bëjnë të ditur se në kuadër të krizave të sigurisë, janë shkëmbyer  mendime për konfliktin më aktual botëror aktualisht në Lindjen e Mesme, si dhe për pasojat e tij globale.

Në diskutim ndër të tjerë kanë marrë  pjesë ambasadori Rainer Rudolph, nënkryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut,  Kiril Petkov, ish-kryeministër i Bullgarisë, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkani Perëndimor, Lord Stewart ,ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi e Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Schmidt.

Merxhane Iseni /SHENJA

MARKETING



You may also like