(VIDEO) Pendarovski: Integrimi Europian i Maqedonisë së Veriut dhe ballkanit perëndimor ka qenë gjithmonë në qendër të përpjekjeve gjatë gjithë mandatit

by admin
Spread the love

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpreh mirënjohje për kontributin e trupit diplomatik, në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut. Kjo gjatë mbajtjes së fjalimit të tij në pritjen tradicionale vjetore për trupin diplomatik të akredituar në vend, e cila u organizua në Shkup. Në fjalën e tij, ai përshkroi aktivitetet dhe angazhimet e vitit të kaluar për avancimin e marrëdhënieve me vende të ndryshme, si dhe për integrimin europian, stabilitetin rajonal dhe reformën politike në vend.

Stevo Pendarovski, president

“Integrimi europian i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë gjithmonë në qendër të përpjekjeve të mia dhe të përpjekjeve të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ekipit tim. Unë kam besuar në këtë që nga fillimi i angazhimit tim publik dhe do të vazhdoj të avokoj për këtë ide deri në realizimin e saj të plotë”.

Përndryshe, Pendarovski në fjalimin e tij, foli edhe për sfidat aktuale në arenën ndërkombëtare, duke përmendur rritjen e popullizmit në Europë, tensionet globale si dhe sfidat për demokracinë në Ukrainë. Ai po ashtu përshëndeti mbështetjen ndaj Ukrainës në kohët e vështira. Në lidhje me zhvillimet politike brenda vendit, Pendarovski theksoi nevojën për një proces zgjedhor të drejtë, paqësor dhe demokratik, si dhe për përkushtim ndaj harmonizimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe integrimeve europiane. /SHENJA/

MARKETING



You may also like