(VIDEO) Pas takimit me Mickoskin, Kovaçevski seancë urgjente me kryesinë e LSDM-së

by admin
Spread the love

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka thirrur seanca urgjente të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë, bëjnë të ditur burime nga socialdemokratët. Seanca është paraparë që të mbahet të premten në mesditë.  Takimet e udhëheqësisë partiake vijnë pas takimit të liderëve Kovaçevski – Mickoski, ku të dy lanë mundësinë për vazhdimin e dialogut.

Pritet që tema e mbledhjes së nesërme të trupave të më larta të LSDM-së,  të jetë mënyra dhe forma se si do të zhvillohen bisedimet e mëtejshme me VMRO-DPMNE-në.

Të mërkurën pas takimit, Kovaçevski vlerësoi se partia më e madhe opozitare ka ndryshuar qëndrimin dhe se tani nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese.

Siç konfirmuan ai dhe Mickoski, në takim janë diksutuar disa propozime.

Kryeministri, fillimisht doli me qëndrimin që bashkërisht të votohen ndryshimet kushtetuese dhe pas përfundimit të procesit të shkohet në zgjedhje, por dha e edhe propozimin shtesë për hyrje të VMRO-DPMNE-së në Qeveri.

Mickoski, u përgjigj se është gati të hyjë në qeverinë e përbashkët me LSDM-në, por kërkoi që pjesë e saj të mos jetë BDI-ja, kurse ndryshimet kushtetuese të vlejnë nga momenti kur do të nis ratifikimin i marrëveshjes aderuese për anëtarësim të vendit në BE. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like