(VIDEO) Pas Shekerinskës, edhe Carovska nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re

by admin
Spread the love




Numri i ministrave aktual që nuk do të jenë pjesë e qeverisë Kovaçevski sa vjen dhe rritet. Pas Radmilla Shekerinskës, edhe Milla Carovska, paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.  “Kam sjell vendim të mos marrë pjesë në Qeverinë e re me mandatarin e ri”, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

MILLA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

“Kam sjell vendim që të mos jem pjesë e Qeverisë së mandatarit të ri. Gjatë 5 viteve të kaluara bashkë me ekipin tim kemi krijuar politika në interes të qytetarëve.  Unë vazhdoj të luftoj dhe të rreshtohem pas vlerave të njëjta dhe politikave të njëjta dhe besoj në kapacitetin dhe forcën e shtetit si dhe forcën e grave dhe të rinjve”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm Bujar Oasmani sipas të gjitha gjasave preitet të mbetet në të njëjtin post.  I pyetur nëse do të jetë pjesë e përbërjes së re qeveritare si ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se për këtë vendos kryesia e partisë dhe se kjo do të shihet në periudhën në vijim.

Bujar Osmani

“A do të doja apo….Rreth kësaj, nënkuptohet se kjo është vendim i lidershipit të partisë e cila më propozon në koalicion. Kështu që do të shohim në periudhën e ardhshme”.

Tërheqje nga posti ministror në përbërjen e re të Qeverisë të premten paralajmëroi edhe ministrja e Mbrojtjes, Radilla Shekerinska. Kryeministri Zoran Zaev brenda kësaj jave ka paralajmëruar se do ta dorëzojë në kuvend dorëheqjen. Në vend të tij vjen kryetari i sapozgjedhur ilsdm-së, dimitar kovaçevski, i cili momentalish është zëvendës ministër i financave.  /SHENJA/

 

 

 

 


You may also like