(VIDEO) Pas pesë ditësh gjendet trupi i pajetë i 30 vjeçarit që u mbyt në pendën e Likovës

by admin
Spread the love

Pas 5 ditë kërkimesh u gjet trupi i pa jetë i të riut nga fshati Nikushtak  që u mbyt në liqenin artificial Gllazhnjë në Likovë. Ai të dielën ishte zhytur në ujërat e liqenit dhe nuk kishte dal më. Këtë e njoftoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTORI I QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA,

“Pas 5 ditëve të kërkimit, zhytësit e guximshëm, forcat speciale të armatës ‘Ujqërit’ dhe të njesisë speciale ‘Tigrat’, arritën ta gjejnë trupin e 30 vjeçarit”.

Drejtorët e Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov dhe Bekim Maksuti, sot ishin në terren për ti ndjekur kërkimet nga afër . Gjashtë zhytës të Njësisë Speciale “Tigrat” dhe tetë të tjerë nga Batalioni për Qëllime Speciale “Ujqit”, së bashku me pjesëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ishin të përfshirë sot në kërkime.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING




You may also like