(VIDEO) Partitë sfidojnë njëra-tjetrën se kush do të jetë fituese e kush humbëse

by admin
Spread the love

Kreshnik Bekteshi nga BDI kërkon që partitë politike në Maqedoninë e Veriut të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbasin, të mos merren më me politikë. Poashtu i thotë VMRO-së, se vetëm me BDI-në nuk mund të maten.

Kreshnik Bekteshi, BDI

“Ju bëjë thirrje të bëjmë marrëveshje mes të gjitha partive politike, ai që do të humb të mos merret më me politikë. Ne po e hedhim dorezën, janë të mirëseardhura të gjitha partitë politike, përfshi edhe VMRO-në dhe partitë tjera politike. VMRO-DPMNE e di që vetëm me BDI-në nuk mund të matet, as me zgjedhje as me ide dhe gjithëçka tjetër që ka të bëjë me partitë politike”.

LSDM dhe BDI shtoi Bekteshi janë larg një koalicioni parlamentar dhe se BDI  e ka autorizuar Ali Ahmetin që të bisedoj për këtë çështje me të gjitha partitë politike.

Por idenë e Bekteshit që politikanë që humbin në zgjedhje të largohen nga politika, lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, nuk e përkrah. Ai thotë se politikanët duhet të ofrojnë zgjidhje pavarësisht rezultatit zgjedhor, ndërsa qytetarët duhet të vendosin.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Shikoni, unë jam në LSDM nga viti 1994, dhe nga viti 1994 deri tani, LSDM ka fituar në zgjedhje, LSDM ka pasur edhe rezultate më pak të suksesshme në zgjedhje, dhe kjo ka të bëjë me të gjithë anëtarët që nga ajo kohë janë në LSDM. Kjo është njëjtë si të thoni, p.sh. klubi i futbollit humb një ndeshje, atëherë të gjithë ata futbollistë dhe trajnerë, më asnjëherë mos të merren me futboll. Me të vërtet nuk e kam parë deklaratën dhe nuk mund ta komentoj në detaje”.

Bartësit e listave të kandidatëve për deputetë shtoi se do të dihen në kongresin e LSDM-së që mbahet javën e fundit të marsit.

Kurse VMRO e pranon ofertën e Bekteshit.

Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-së

“Shkëlqyeshëm e pranojmë, kjo do të thotë se Kreshniku është gajtan i argjendë i Ali Ahmetit, ndoshta është kandidat për lider në BDI, duke marrë parasysh se BDI do të humb zgjedhjet dhe nuk do të jetë në Qeverinë e ardhshme. Mirë është ta dijmë se ja Kreshnik Bekteshi ka ambicie të tilla”.

Fushata zgjedhore e partive politike ka nisur vrullshëm edhe pse ajo zyrtare,e zgjedhjeve presidenciale do të fillojë më 4 prill, kurse  fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like