(VIDEO) Partitë në pushtet me manifest për negociatat me Bashkimin Evropian

by admin
Spread the love

LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët, Partia Liberale, VMRO-Popullore dhe gjithë partitë tjera të pushtetit kanë iniciuar manifest për bisedimet me BE-në, dokument me të cilin, sipas tyre, të gjitha partitë do të bashkohen rreth procesit eurointegrues.

Në Manifest thuhet se partitë politike në Kuvend, pavarësisht nga përbërja e shumicës qeverisëse, obligohen të bashkëpunojnë, por edhe ta zhvillojnë procesin e negociatave në mënyrë krejtësisht të hapur dhe transparente me qëllim që publiku më i gjerë të ketë mundësi ta shpreh mendimin e tij lidhur me kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

PARTITË NË PUSHTET
“Theksojmë edhe rëndësinë e një roli aktiv të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të vendosin për anëtarësim në BE përmes një referendumi që do të mbahet para nënshkrimit të Marrëveshjes për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, gjegjësisht pas përfundimit të negociatave”.

Manifesti gjithashtu e obligonë Qeverinë që në mënyrë konzistente t’i përmbahet përcaktimit për respektimin e pakushtëzuar të veçorive të gjuhës, identiteteve, historike dhe kulturore të komuniteteve, si elementë të panegociueshëm me Bashkimin Evropian, duke theksuar se Qeveria nuk do të pranojë të diskutojë për zgjidhje tjetër për gjuhën maqedonase përveç asaj që është përcaktuar në Kornizën negociuese.

Në fund, në deklaratën e liderëve të partive politike, ata konstatojnë se Kuvendi duhet të miratojë amendamentet kushtetuese për mbajtjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të Konferencës së dytë Ndërqeveritare për përfundimin e fazës hapëse të negociatave, pa vendime shtesë nga shtetet anëtare, ndërsa Qeveria dhe të gjitha autoritetet kompetente për politikë të jashtme të veprojnë në kuadër të qëndrimeve të përcaktuara në Manifest.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING




You may also like