(VIDEO) Partitë dorëzojnë listat në KSHZ, mbi 800 kandidatë për 120 vende në Kuvend

by admin
Spread the love

Të paktën 840 kandidatë për deputet do të  hyjnë në garë për të plotësuar 120 vendet në përbërjen e ardhshme parlamentare që duhet të formohet pas zgjedhjeve të 8 majit të këtij viti. Emrat e tyre vijnë nga pesë koalicione dhe dy parti që kanë publikuar listat e tyre deri më tani. Të gjitha, duke përfshirë edhe partitë nga blloku shqiptar, do të kenë lista kandidatësh në të gjashtë njësitë zgjedhore, madje edhe në njësin zgjedhore numër 3 dhe katër 4, ku deri më tani për mandate parlamentare zakonisht garonin vetëm partitë nga blloku maqedonas.

Afati për dorëzimin e listave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) skadon sot (2 prill), ndërsa fushata zyrtare do të fillojë më 18 prill. Mirëpo, në terren tashmë ka kohë që ka nisur fushata dhe partitë nuk kursejnë në premtime të reja. Lufta kundër korrupsionit si dhe integrimi në Bashkimin Evropian (BE) janë temat që dominojnë në diskursin publik.

LSDM-ja në këto zgjedhje do të garojë me koalicionin e të ashtuquajtur  “Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane”, ku janë  gjithsej 15 parti. VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, në “Maqedonia juaj” ka mbledhur rreth 24 parti.

Ndërkaq, partitë shqiptare në këto zgjedhje do të garojnë në dy blloqe, e para “Fronti Evropian”  i drejtuar nga  Ali Ahmeti, ku deri në këto momente janë 10 rreth parti, ndërsa blloku tjetër shqiptar VLEN, ku janë të përfshira 4 parti.

Përveç pesë koalicioneve, në zgjedhjet parlamentare të pavarura me kandidatë për deputetë do të paraqiten edhe partia E Majta dhe partia e sapoformuar ZNAM e kryetarit të Kumanovës dhe kandidatit për president Maksim Dimitrievski.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like