VIDEO/ Paredes dhe Di Maria vazhdojnë festimet, tifozët e Juventusit të irrituar me lojtarët – Shqip

by admin
Spread the love

Argjentina fitoi Kupën e Botës me lojtarët dhe Albiçelestët prej javësh ndodhen në festë, por festimet për disa prej tyre kanë pëfunduar. Akoma janë me pushime lojtarët e Juventusit dhe ylli i PSG-së, Lionel Messi.

Messi, Paredes dhe Di Maria janë bërë bashk për të festuar Vitin e Ri 2023 dhe videot e publikuara në rrjetet sociale kanë sjellë reagim te tifozët e Juventusit, të cilët janë të irrituar që dy lojtarët e tyre nuk i janë bashkuar pjesës tjetër të skuadrës për përgatitjet e rinisjes së kampionatit. Ndër të tjera tifozët kanë theksuar se lojtarët tashmë duhet të nisin të djersisin pak për fanellën pasi për këtë gjë ata po paguhem me miliona.

Kujtojmë se Paredes dhe Di Maria do të kthehen në Itali më 2 janar, teksa janë me leje të vetë Allegrit.

You may also like