(VIDEO) Paralizohet Shkupi – Qytetarët: Arsovska premtoi se do të bëhet “nënë e Shkupit”, u bë njerkë!

by admin
Spread the love

Menduam se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska,  do të bëhet nëna e Shkupit, por ajo si duket u  bë njerkë. Kështu deklaruan pronarët dhe shoferët e autobusëve privat, të cilët gjatë ditës së sotme nga ora gjashtë e mëngjesit kanë vendosur sërish bllokada në disa pika kryesore të kryeqendrës, tek udhëkryqi përballë Qendrës Tregtare Mavrovasja, udhëkryqi tek Kryqi i Kuq si dhe Bulevardi Ilinden.

Nga transportuesit privatë deklarojnë se deri sa nuk do të sigurojnë zgjidhje me kryetaren Arsovska, ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, mandje ata paralajmërojnë edhe bllokoda të tjera të qytetit.

UZAIR AMETI, ANËTAR I KËSHILLIT TË MAKEKSPRES

“Protesta do të vazhdojë deri sa ajo të vjen dhe të bisedojë me neve. Nuk do largohemi nga këtu, përfundimishtë deri sa të kryhet ky problemi jonë. Neve jashta asaj që i kemi kërkesat tona që na takojna nuk jemi duke kërku asgjë tjetër”.

PRONAR I ATUBOSËVE PRIVAT

“9.000 euro i kum dhanë prej xhepit, kjo luan me neve. Një taxi një kilometër e ka 40 denarë, neve na paguan 70 denarë në kilometër. As harxhimet nuk mundemi me i mbulu”.

SHOFER I AUTOBUSËVE PRIVAT

“Neve po na llogaritin si peshq të vegjël. Nuk po i intereson askujt për neve për këto probleme që i kemi. Kështu që askusht nuk ka pyetur e as nuk është interesu dhe as nuk kanë ofruar asgjë, as ndihmë e send”.

Një tjetër protestues sqaroi se deri tek Danella Arsovska, nga viti i kaluar kanë bërë shtatë kërkesa për t’i pranuar në takim, dhe sipas tij, të gjitha nga e saj janë refuzuar.

PRONAR I AUTOBUSËVE PRIVAT

“Kjo është një dokument, një dëshmi, mund të shikoni edhe datën kur është dorëzu d.m.th me shkrim bëhët fjalë. E para kërkes për takim me zonjën Danella, për zgjedhjen e problemit të parave, nuk ka pasur përgjigje, pas kësaj janë edhe 6 dokumente që kemi bërë kërkes d.m.th gjithsej 7 kërkesa janë bërë me shkrim, por nuk ka pasur përgjigje”.

Shoferët e autobusëve privat të “Sllododa Prevoz” dhe “Mak Ekspres”, njëzëri thanë se ndjejnë keqardhje për qytetarët, të cilëve po ju vështirsohet udhëtimi në punë, në spitale dhe në shkolla, por sipas tyre alternativë  tjetër nuk kanë, po se të shprehin në këtë mënyrë revolten e tyre.

Përndryshe transportuesit e autobusëve privat të “Sllododa Prevoz” dhe “Mak Ekspres, deklarojnë se Qyteti i Shkupit ju ka borxhë afro 2 milionë euro dhe të njejtit kërkojnë që sa më shpejtë qyteti t’ua paguajë këto borgje. Samir Mustafa /SHENJA/ 

You may also like