(VIDEO) Paralajmërohet hapja e një punkti për pasaporta dhe letërnjoftime pa termin

by admin
Spread the love

Më në fund vjen një lajm i mirë për qytetarët, të cilët kanë nevojë për t’i ndërruar dokumentet. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të nxjerrin dokumentet personale pa termin. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai informonë se në dhjetë ditët e ardhshme do të hapet një punkt me dhjetë vende pune për nxjerrjen e dokumenteve personale. Sipas tij, qytetarët pa pas terrmin do të mund t’i nxjerrin aty dokumentet.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Vendet e reja do të jenë të vendosura në Shkup. Kjo bëhet me qëllim që të arrihet afati i caktuar për ndryshimin e të gjitha dokumenteve personale në të cilën do të vendoset një emër i ri kushtetues i shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Deri tani sipas evidentimit tonë rreth 1 milion qytetarë kanë dokumente me emrin e ri të shtetit”.

Spasovski theksoi se një nga problemet me të cilat ballafaqohen është se edhe 70 përqind e termineve të parapara nuk respektohen, pra qytetarët nuk vijnë në orarin e caktuar dhe më pas telefonojnë sërish në numrin e telefonit për të marrë termin të ri.

I pari i policisë sqaron se nuk do të ketë sanksione për ata që nuk i ndërrojnë dokumentet personale me kohë. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like