(VIDEO) Pako e re e masave anti krizë, nga tre mijë denarë për nxënësit dhe pensionistët

by admin
Spread the love

Përfitojnë nga nxënësit e deri tek pensionistët. Qeveria ka miratuar pakon e 9 të masave antikrizë, për 26 kategori të shoqërisë, që kapin vlerën e 662 milion eurove. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në prezantimin e tyre, bëri me dije se në këtë pako masash përfshihen 120 000 të rinj,  74 000 persona të kategorisë sociale,  187 000 pensionistë,  14 000 bujq, 514 000 përdorues të “TVSH-ja ime”, 600 000 amviseri si dhe mbi 70 000 kompani.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Mbi 105 000 nxënës të arsimit fillor dhe të shkollës së mesme, në 6 muajt e ardhshëm, do të marrin nga 1200 denarë, gjegjësisht 1800 denarë në muaj, për çka nga buxheti i shtetit për këtë ndihmë financiare ndahen 14.3 milion euro. 15 000 studentë, që jetojnë jashtë vendit të studimeve do të marrin voucher për transport. Studentët në 7 muajt e ardhshëm do të marrin voucher në vlerë prej 600 -1200 denarë, për çka janë ndarë 2 milion euro”.

Në 5 muajt e ardhshëm, njoftoi ai më tej, nga 1000 denarë në muaj do të marrin personat me nevoja të posaçme, prindër vetëushqyes dhe prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe deri në 26 vjet, masë kjo me vlerë prej mbi 2.7 milionë euro.

Edhe pensionistëve me të ardhura deri në 14.000 denarë, në 5 muajt e ardhshëm, do të ju ndahen nga 3000 denarë në muaj,  ato që janë pensione  nga 14 000-16 000 denarë, do të marrin nga nga 2000 denarë dhe ato me pensione 16 000-19 000 denarë, do të marrin nga nga 1500 denarë në muaj.

Bujqit do të marrin avans për pagesën e subvencioneve përmes programit IPARD, vlera totale e masës është 8.1 milion euro.

Po ashtu Kovaçevski bëri të ditur se do të subvencionojnë çmimin e energjisië elektrike për 611 000 amviseri  dhe 68 000 furnizues të vegjël, për çka do të jenë të nevojshme 35 milion euro. Subvencionojnë edhe çmimin e ngrohjes termike, për 63 000 përdorues, në vlerë prej 7.4 milion euro.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Subvencionojmë faturat e energjisë elektrike për amviseritë. Mbështetja është 1200 denarë në muaj, në 6 muajt e ardhshëm. Me këtë masë janë përfshirë mbi 50 000, për çka janë ndarë 5.9 million euro. Janë siguruar mjete për kthim të TVSH-së, përmes masës TSH-ja ime, çka kemi paraparë rritje të pragur deri në 2100 denarë për çdo tre muaj, secilin muaj ve­çmas”.

Kryeministri bëri të njohur se pako ka përfshirë edhe sektorin privat. Ai thotë se kanë paraparë subvencionim për rritjen e pagave për të punësuarit nga 3 000-9 000 denarë. Gjithashtu tha se 52 milionë euro janë siguruar për pagat në sektorin publik, në bazë të marrëveshjes së përgjithshme, gjegjësisht rritje të pagës për 10% dhe pagesë e regresit prej 10 000 denarë për pushim vjetor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like