(VIDEO) Osmani: VMRO-ja nuk merr përgjegjësi për të zgjidhur problemet e vendit

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se vendimi i VMRO-DPMNE-së për të ndërprerë çdo komunikim me qeverinë, përfshirë edhe bisedat për ndryshimet kushtetuese, është i keq dhe i pamenduar. Me një vendim të tillë, siç tha Osmani, partia opozitare dështoi edhe një herë dhe tregoi se as nuk dëshiron dhe as synon të përballet ndonjëherë me ndonjë sfidë ndaj shtetit. Për VMRO-DPMNE-në, tha Osmani, rëndësi kanë vetëm autoriteti dhe pushteti.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM

“Të gjitha kërkesat, kushtet dhe parakushtet e vendosura nga VMRO-DPMNE për të mbështetur ndryshimet kushtetuese janë pranuar nga Qeveria. Ata kërkuan që BDI të largohej nga Qeveria, në të njëjtin moment u pranua kërkesa e tyre, madje shkuam edhe më tej. E njëjta ofertë vlen edhe sot – ditën kur votojmë së bashku amendamentet kushtetuese, BDI largohet nga Qeveria. Ata kërkuan zgjedhje të parakohshme, ne u dhamë ofertë zyrtare – ditën që do të votojmë ndryshimet kushtetuese, do të votojmë edhe për shpërndarjen e Kuvendit dhe menjëherë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”

Osmani më tej ka komentuar veprimet e VMRO-së, duke rikujtuar se kërkuan garanci nga BE-ja se nuk do të ketë kërkesa të reja nga pala bullgare. Në këtë rast kancelari gjerman Scholz dha premtimin se nuk do të ketë kërkesa të reja. Për të pasur konfirmim plus, Bundestagu gjerman miratoi një rezolutë për të njëjtën çështje.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM

“Këtë nuk e them sepse jam kundërshtar politik i tyre, por faktikisht, nëse shikoni prapa gjatë 30 viteve të fundit, për cilin vendim të rëndësishëm votoi VMRO-ja. Ata gjithmonë iknin. Kur ik nga problemet dhe nuk i zgjidh, dikush tjetër do t’i zgjidhë për ty, ndoshta edhe më keq, por nuk ke të drejtë të ankohesh sepse nuk ke treguar asnjëherë guximin për t’i zgjidhur vetë problemet”

Osmani ka deklaruar se kur merr përgjegjësinë e drejtimit të një vendi, duhet të përballesh me të këqija, jo vetëm me promovimin e projekteve, kanalizimeve dhe tubacioneve të ujit. “Duhet të zgjidhni edhe probleme të vështira që ndonjëherë janë jopopullore”, theksoi ministri Osmani.  /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like