(VIDEO) Osmani: Qytetarët që nuk kanë pasaporta me emrin e ri të shtetit mund të kthehen me dokument nga konsullatat

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, rikujton se për tre ditë skadon i ashtuquajturi afati teknik i Marrëveshjes së Prespës, por edhe i ligjeve tona sa i përket vlefshmërisë së dokumenteve dhe dokumenteve që kanë përdorim ndërkombëtar. Ai ka bërë të ditur se dy ditë më parë është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë në Romë, ku është shprehur vullneti që të mos ketë probleme në zbatimin e dispozitave, veçanërisht ato si 12 shkurti.

Siç theksoi Osmani, tani për tani e gjithë dinamika është pozitive dhe konstruktive, dhe se komunikimi është i dyanshëm.

Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm

“Për qytetarët që duhet të udhëtojnë jashtë, kompetenca është e MPB-së dhe unë nuk do të hyj në atë pjesë, por qytetarët që duhet të kthehen në vend, dmth  që gjenden jashtë pas datës 12 shkurt, natyrisht Ministria e Punëve të Jashtme ka kompetenca këtu përmes përfaqësive konsullore diplomatike dhe prandaj dua të dërgoj një mesazh sot për qytetarët tanë në diasporë, por edhe për të gjithë të tjerët”.

Ai tha se ka vërejtur një panik tek qytetarët tanë në diasporë se pas 12 shkurtit mund të humbasin vendet e punës, lejet e përkohshme të qëndrimit dhe për këtë, siç tha ai, ka një fluks në përfaqësitë  tona, veçanërisht në Gjermani, në Zvicër, Itali, por edhe në shtete të tjera.

Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm

“Nuk ka vend për panik, sepse ministria u organizua që të takojë qytetarët kudo që janë. Që do të thotë se para së gjithash, ata që e gjejnë veten me pasaporta të pavlefshme me ligj, do të mund të kthehen me dokumente udhëtimi të lëshuara nga ambasada jonë. Ne po organizohemi shtesë duke dërguar diplomatë për të ndihmuar. Por ne morëm edhe dy stacione të reja mobile në Gjermani dhe Itali, në mënyrë që të merrnin aplikime për pasaporta të reja paralelisht me stacionet bazë tashmë ekzistuese”.

Në vendet ku nuk ka ambasada, qytetarët, siç informon Osmani, duhet të dorëzojnë aplikacionet online dhe t’i marrin dokumentet e udhëtimit me postë. Ai shton se pikat e asistencës janë planifikuar edhe në aeroportet ndërkombëtare, dhe se përveç punës me dy turne do të punohet edhe të shtunave dhe të dielave.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like