(VIDEO) Osmani: Me Tetovën kemi histori të lavdishme

by admin
Spread the love

Pas vizitës zyrtare në kryeqytet, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka vizituar edhe qytetin e Tetovës, ku atje u prit nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe shumë qytetarë tjerë.

Presidentja Osmani tha se nga ky qytet kanë nisur shumë procese historike për popullin shqiptarë, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por gjithë andej.

VJOSA OSMANI-SADRIU,PRESIDENTE E KOSOVËS

“Tetova ka me të vërtet rëndësi të madhe për historinë tonë të përbashkët, ka qen shtëpi e veprimtarëve dhe intelektualve të cilët kanë kontribuar shumë në kultivimin e raporteve ndërmjet shqiptarëve, në Kosovë dhe shqiptarëve në Maqedoni të Veriut”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Presidentës të Kosovës i ndau çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”, ndërsa e para e shtetit të Kosovës i dhuroi Kasamit hartën e Kosovës të punuar me gurët e “Trepçës”. Kasami gjithashtu tha se për Tetovën dhe  tetovarët , Kosova ka pasur gjithmonë një vendë të veçantë për lidhjet që kanë pasur historikishtë gjithmonë të dy vendet.

BILALL KASAMI,KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS 03:03

“Tetova si kryeqendre e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ka qenë ajo pika e bashkimit të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni edhe në kuadër të Jugosllavisë, kur ne kemi trashiguar dhe kemi pasur të kaluarën tonë të përbashkët në të gjitha sfidat të mira dhe të këqijat i kemi ndarë bashkë”.

Presidentja e Kosovës së bashku me të parin e Tetovës, më pas kanë vazhduar të shëtisin edhe nëpër qytet, të cilët në qendrën e Tetovës e kanë shijuar edhe nga një kafe dhe të njejtit kanë vizituar edhe Xhaminë e Larme. Presidentja Osmani ka mbajtur edhe një fjalim në universitetin Tetovës.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like