(VIDEO) Osmani: Komuniteti Evropian i Sigurisë nuk është zëvendësim për Bashkimin Evropian

by admin
Spread the love

Komuniteti Politik Evropian, i cili u krijua pardje në Pragë, nuk është zëvendësim për BE-në për vendet aspirante, por është një përgjigje strategjike në kontinent pas agresionit rus ndaj Ukrainës,deklaroi ministri i Jashtëm Bujar Osmani në brifing me gazetarët. Ai tha se Maqedonia e Veriut këtë komunitet e konsideron si platformë evropiane për zgjidhjen e çështjeve madhore në fushën e gjeostrategjisë, energjetikës, ekonomisë dhe ndryshimeve klimatike.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Dilemat në opinion, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, nëse është një komunitet që do të kujdeset vetëm për aspirantët e anëtarësimit në BE, si zëvendësim për BE-në, u thyen në Pragë pasi që pjesëmarrëse është edhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe vende që nuk pretendojnë anëtarësimin. Është një platformë që do t’i japë një përgjigje çështjeve gjeostrategjike, energjetike dhe klimatike të kontinentit evropian”.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse Komuniteti Evropian mund të jetë një zëvendësim për BE-në, ministri tha se aktualisht është një veprim strategjik i BE-së për shkak të luftës në Ukrainë.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Kjo konfirmon se nuk është zëvendësim i BE-së dhe ky është edhe qëndrimi ynë. Ne besojmë se nuk është një platformë për bisedime për zgjerimin e BE-së. Komuniteti Evropian është një platformë ndryshe”.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se data 6 tetor do të mbetet e regjistruar si data e themelimit të Komunitetit Evropian në Pragë. Ministria e Punëve të Jashtme u përgatit për takimin në këtë platformë dhe ne shkuam të përgatitur me pritshmëritë tona dhe me plan për kërkesat tona dhe për kontributin tonë.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like