(VIDEO) Osmani: Kërkohet bashkëpunim më i madh kundër sulmeve të hakerëve

by admin
Spread the love

Kanë kaluar tashmë disa ditë nga mos funksionimi i disa web-faqeve, të disa ministrive në vend, të cilat janë sulmuar nga disa hakerë grekë dhe ende nuk janë aktive, ndërkaq, këtë problem e ka komentuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme,  Bujar Osmani. Kreu i diplomacisë së vendit ka deklaruar se nevojitet bashkëpunim më i madh ndërkombëtar për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Në fjalimin e tij, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ministri Osmani iu referua sfidave në hapësirën kibernetike me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut, duke theksuar se sulmet kibernetike janë karakteristikë edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, trend ky që veçanërisht u intensifikua pas fillimit të invazionit ushtarak rus në Ukrainë.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Strategjia nacionale për siguri kibernetike është një nga shtyllat e sistemit për forcimin e kapaciteteve për mbrojtje kibernetike, mbrojtje të infrastrukturës kritike të informacionit, ngritjen e vetëdijes për sigurinë e informacionit dhe kulturën e sigurisë së të gjithë vepruesve në hapësirën kibernetike. Maqedonia e Veriut në vazhdimësi bashkëpunon me të gjitha palët e interesuara, sektorin e biznesit, komunitetin hulumtues dhe akademik, si dhe me shoqërinë civile, për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për këto sfida”.

Ministria e Punëve të Jashme njofton se Osmani i bëri këto komente në takimin me temë: “Formësimi i sigurisë kibernetike globale –Thirrje për aksion për promovimin e sjelljes së përgjegjshme të shtetit dhe ndërtimin e sapaciteteve“, nikoqir të së cilit ishin Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Francës, Katerin Kolona.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like