(VIDEO) Osmani: Jo solidarizimeve të rrejshme, Irani nuk mërzitet për civilët në Gaza!

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin masiv të Iranit ndaj Izraelit gjatë natës së kaluar, për të cilin tha se mund të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme. Osmani theksoi se sulmi i Iranit ndaj Izraelit nuk është për motive të mbrotjes së civilivë në Gaza por siç tha ai janë motive destabilizuese dhe u bëri apel qytetarëve të vendit që të mos bien pre e solidarizimeve të rrejshme.

BUJAR OSMANI MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Irani mund të përdor preteks edhe Gazën, për të cilën e dënova edhe unë për shkak se me të vërtetë është shkelje e çdo norme e të drejtës humanitare dhe ndërkombëtare por unë mendoj që motivet e Iranit nuk janë të sinqerta dhe janë destabilizuese dhe njerëzit tanë nuk duhet të solidarizohen nga aspekti emotiv I asaj që ndodh në Gaza, të solidarizohen me Iranin, ne jemi solidar me civilët në Gaza dhe e dënojmë Izraelin për atë sjellje me civilët në Izrael por në asnjë mënyrë qytetarët tanë nuk duhet të bijnë pre e ndonjë solidarizimi të rrejshëm me Iranin”.

Osmani iu referua edhe gjendjes shumë të rëndë të popullatës civile në Gaza, duke theksuar se Izraeli mban përgjegjësinë e vet për vuajtjet e civilëve e të cilën deklaroi se parimisht e dënojnë.

Osmani rikujtoi se Ministria e Punëve të Jashtme e ka evakuuar numrin më të madh të shtetasve tanë që kanë qenë në Izrael, me fluturim të organizuar në tetor të vitit të kaluar, por tha se një pjesë prej tyre kanë qëndruar sipas vendimit të tyre. Sipas të dhënave me të cilat disponon Ministria, në Izrael janë rreth 40-50 shtetas tanë, duke përfshirë edhe familjet e personelit tonë diplomatik në Tel Aviv, tha Osmani.

BUJAR OSMANI MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Dua të ju informoj se vendimi i parë që mora këtë mëngjes ishte vendimi për formimin e një shtabi të krizës, përgjegjës kryesor për organizimin e evakuimit të qytetarëve tanë nga Izraeli, Lindja e Mesme  dhe më gjerë, nëse lind nevoja për këtë. Evakuimi do të varet nga dinamika e situatës në orët dhe ditët në vijim si dhe nga  aeroporti i hapur në Tel Aviv, i cili u rikthye në funksion sot në orët e mëngjesit por punon me kapacitet të kufizuar. Rruga e vetme alternative është rruga tokësore përmes Jordanisë”.

Osmani theksoi se nëse nuk parandalohen dinamikat e mëtutjeshme jashtëzakonisht negative, ka potencial të shndërrohet në luftë rajonale, e cila direkt ose indirekt do të ketë ndikim jashtë rajonit. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se së bashku me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë, një tjetër krizë serioze ushtarake rajonale në Lindjen e Mesme mund të ketë implikime dramatike ndaj paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like