(VIDEO) Osmani: Incidenti me tifozët nuk duhet të lidhet me marrëdhëniet mes dy vendeve

by admin
Spread the love

Gjëja më e rëndësishme është që të mos ndërlidhen marrëdhëniet mes tifozëve me marrëdhëniet midis vendeve apo ndonjë grupi etnik apo populli, sepse tifozët kanë një botë më vete. Të gjithë ata që do të mundohen ta vendosin atë që ka ndodhur mes tifozëve në kontekstin e marrëdhënieve mes vendeve, nuk kanë qëllime të mira ndaj atyre marrëdhënieve. Ky është mesazhi i ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga konferenca e sotme për media, ku i është përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me ngjarjet në lidhje me ndeshjen mes klubeve të futbollit Shkupi dhe Levski në Shkup. I pyetur nga gazetarët bullgarë të komentojë deklaratat e disa politikanëve bullgarë se me këto incidente Maqedonia e Veriut po largohet nga Evropa, Osmani tha se “është për të ardhur keq dhe e pasaktë”. Ai përsëriti se kushdo që përpiqet të nxjerrë analiza politike nga tensionet mes tifozëve, e bën këtë me keqdashje dhe nuk i mendon mirë marrëdhëniet mes dy vendeve.

BUJAR OSMANI

“Qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë ishte korrekt dhe këtë e vlerësoj si qëndrim të shtetit bullgar. Partitë politike që përpiqen të marrin pikë politike në bazë të tensioneve mes tifozëve. Ato nuk mendojnë mirë as për Bullgarinë, as për Maqedoninë e Veriut, as për marrëdhëniet mes dy vendeve,  e aq më pak që në bazë të tensioneve mes tifozëve të vlerësojnë  gatishmërinë evropiane të Maqedonia e Veriut”.

Ai përkujtoi se Ministria e Punëve të Jashtme tashmë i ka dënuar dhe ka kërkuar nga organet kompetente që të marrin të gjitha masat për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

I pyetur për faktin se dje në televizionin bullgar është shfaqur një këngë me përmbajtje të rëndë për gjuhën e urrejtjes dhe ofendimeve ndaj nesh, ministri Osmani tha se sapo e ka pranuar videon përmes kanalit të krijuar të komunikimit për raportimin e gjuhës së urrejtjes, i ka raportuar Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari.

BUJAR OSMANI

“Nga të dyja palët gjithmonë do të ketë keqbërës, më e rëndësishmja është që ne si institucione të mos lejojmë që të prishen marrëdhëniet dhe të mos lejojmë që ata të diktojnë agjendën tonë”.

Ai shtoi se ka shumë stereotipa, shumë mosbesim, por prandaj, nënvizoi ai, do të duhet të ketë të paktën ndonjë që të mendojë ndryshe dhetë përpiqet të imponojë një agjendë konstruktive në marrëdhënie mes dy shteteve.

/SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like