(VIDEO) Ora dimërore fillon sonte, akrepat e orës do të kthehen një orë pas

by admin
Spread the love

Që nga nesër, ora do kthehet një orë mbrapa, saktësisht nga ora 03:00 në orën 02:00 të mëngjesit, siç ndodh në çdo të diele të fundit të tetorit. Kalimi nga koha verore në atë dimërore, që shënon ardhjen e periudhës së dimrit, sjellë avantazhe dhe disavantazhe. Dita do të jetë më e shkurtë, ndërsa nata më e gjatë.

Ndërrimi i orës u prezantua për herë të parë në Evropë në vitin 1916, kur Gjermania, atëherë ende në luftë, po përpiqej të reduktonte konsumin e qymyrit. Megjithatë, falë përparimeve në teknologji, ndikimi i tij në konsumin e energjisë sot është i papërfillshëm.

Qeveria e RMV-së vendosi  ta mbajë sistemin aktual të numërimit të kohës pas analizave të bëra, nëse do të vazhdojë me numërimin veror. Ministria e Ekonomisë ishte ngarkuar të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë nëse do të mbetej llogaritja verore.

Nga llogaritja e treguar për nxehtësinë e kërkuar dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme në nivel orari, u vu re se mbajtja e orës verore do të shkaktojë rritje të konsumit të energjisë termike nga 1,5 në 3,5 për qind për sezonin e ngrohjes.

Sipas analizave të bëra të lëvizjes së temperaturave në orët e mëngjesit dhe llogaritjeve për ngrohjen e nevojshme është konstatuar se me kthimin në dimër do të kursehet konsumi i energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Debatin për shfuqizimin e llogaritjes së kohës sipas asaj verore dhe dimërore e ka hapur Komisioni Evropian përpara katër vitesh. Në një anketë online të bërë në atë kohë 93% e qytetarëve të Bashkimit Europian ishin deklaruar se janë “për” shfuqizimin e mënyrës së këtillë të llogaritjes së kohës. Më pas Komisioni Europian dorëzoi edhe propozim zyrtar në Parlamentin Evropian i cili u miratua në vitin 2019-të. Sipas atij vendimi, shfuqizimi duhej të zbatojë nga viti 2021, ku çdo vend-anëtar duhet të zgjidhte se cilën llogaritje do ta mbajë. Megjithatë, kjo në praktikë nuk ndodhi. /SHENJA/

 

You may also like