(VIDEO) Opozita shqiptare: Me ndryshimet në kodin penal qeveria kërkon ta kthejë Gruevskin

by admin
Spread the love

Kampi opozitar shqiptar ka reaguar kundër propozimit të fundit të Qeevrisë, për zbutjen e denimeve të funksionarëve shtetëror në raste kur keëpërdorin pushtetin dhe pozitën zyrtare. Sipas deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendelit, arsyeja themelore se përse po bëhen këto ndryshime në Kodin Penal, është që sa më shpejt në Shkup të rikthehet, siç tha, pa ferrë në këmbë, Nikolla Gruevski.

Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa

“Qytetarë të dashur, e pse kaq shumë i ngutet pushtetit që Kodin Penal, një temë kaq të rëndë e rëndësishme, ta miratojë me kaq urgjencë, madje ta vendosë në Komisionin e Çështjeve Europiane të Arbër Ademit të BDI-së e me flamur të BE-së, këtë duhet ta shpjegojnë ata. Se si lidhet shpëtimi i Gruevskit me Bashkimin Europian, këtë mund ta dinë vetëm treshja Kovaçevski-Ahmeti-Taravari”.

Ai më tej u shpreh se kanë dyshimet e tyre të thella dhe të bazuara se ndryshimet e Kodit Penal po propozohen edhe sepse eksponentë të lartë të BDI-së, por edhe të LSDM-së, e dinë se pas zgjedhjeve të ardhshme do të jenë në opozitë dhe prandaj siç u shpreh duan të krijojnë kornizë që mos t’i kapë ndjekja penale.

Ajo që bie në sy tha Zendeli, është se propozim-ndryshimi i Kodit Penal nuk është nënshkruar nga ministri i Drejtësisë, por nga zëvendësi i tij. Ai thotë se presin që edhe ministri i Drejtësisë, por edhe kreu i ASH-së, të dalin të tregojnë se a pajtohen me këto ndryshime të Kodit Penal dhe nëse nuk pajtohen, atëherë më e pakta që mund ta bëjnë si parti sipas tij, ministri Lloga të japë dorëheqje.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like