(VIDEO) Opozita akuzon se “Promedika” ka kryer operacione pa licencë, reagon inspektorati

by admin
Spread the love




Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor reagoi ndaj akuzave të partisë më të madhe maqedonase, sipas të cilës, spitali i syve “Promedika”, ka kryer operacione pa licencat e nevojshme. Sipas Inspektoratit, poliklinika ka pasur ndalesë për kryerje të veprimtarisë, por pastaj leja është rinovuar.
Nga partia maqedonase akuzuan se institucionet kompetente kanë lejuar që spitali privat në qendër të Shkupit, të punoj pa licenca përkatëse.
Ata kërkojnë që dikush të dënohet për këtë skandal, para se të ketë pasoja për qytetarët.
Inspektoriati i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se aktualisht spitali në fjalë ka licencë valide.
INSPEKTORATI SHTETËROR SANITAR DHE SHËNDETËSOR
“Pas caktimit të masës, institucioni shëndetësor ka paraqitur kërkesë për rinovim të lejes, të cilës Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur pozitivisht dhe i’a ka dhënë lejen e nevojshme e cila ende është valide. Në atë mënyrë, masa e Inspektoratit është realizuar, pas së cilës është siguruar vazhdimësia ligjore e punës së subjektit konkret të mbikëqyrjes”.
Referuar partisë në fjalë, nga inspektorati thanë se në të ardhmen, u bëjnë thirrje subjekteve të interesuara që për kompetencat e inspektoratit t’u drejtohen drejtpërdrejtë atyre, pasi thonë se janë të hapur për qasje të të gjitha informacioneve të karakterit publik, me qëllim që të mos shqetësohet opinioni me informacione të pa sakta dhe të pa vërteta.
Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like