(VIDEO) O’Brien: Luftimi i korrupsioni është çështje kyçe për Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Ndimës Sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, vlerëson se luftimi kundër dukurive negative, siç është korrupsioni është çështje kyçe  për Maqedoninë e Veriut. I pyetur për atë se si disa prej atyre që janë në listën e zezë, vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre pa probleme në Maqedoninë e Veriut, O’Brien tha se duhet të bëhen ndryshime të gjëra në sistemin e vendit, dhe se është e rëndësishme që të ketë një qeveri që jep rezultate për qytetarët e saj.

James O’Brien

“Është e rëndësishme që të mirat publike të jenë të aksesueshme për të gjithë, të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë, jo imunitet për disa dhe për disa ndjekje penale, të mos ketë favorizime, për shmbull, në dhënien e tenderëve. Kjo kërkon një qasje krejtësisht të re ndaj shumë proceseve qeveritare dhe kërkonë kohë. Sanksionet dhe listat e zeza janë vetëm një pjesë, por ato janë efektive vetëm nëse bëhen pjesë e një ndryshimi më të gjërë në sistem”.

Ai gjatë intervistës për MIA-n, foli edhe për mosvotimin e ndryshimeve kushtetuese, ku nënvizoi se të githa partitë poltike duhen të rreshtohen në rrugën e tyre, qoftë ajo rruga e Bashkimit Evropian apo jo.

James O’Brien

“Besoj se zgjedhjet paralmentare paraqesin një zgjidhje të qartë mes njerëzve që kanë një rrugë drejt Evropës dhe njerëz që në të kaluarën kanë treguar se nuk janë të interesuar për në BE. Kjo është arsyeja pse veçanërsiht është e rëndësishme që të gjtihë të marrin pjesë dhe të shprehin qartë pikëpamjet e tyre, është e rëndësishme që të pyesim kandidatët se cili është plani i tyre për të ardhmen”.

O’Brien gjithashtu tha se është e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë mundësin të japin një zë të qartë për angazhimin e tyre të vazhdueshmë drejt rrugës së Evropës. Por, ai porositit që se sa më e fragmentuar të jetë hapsira politike, aq më i paqartë do të jetë mesazhi, por megjithatë, thotë se ky është një vendim që duhet ta marrin politikanët dhe qytetarët.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like