(VIDEO) Nxënësit e ZLM-së me ekspozitë kreative në të gjitha shkollat shqipe shënohet 7 marsi – dita e mësuesit

by admin
Spread the love

7 marsi-dita e mësuesit, është shënuar në shumë shkolla të mesme dhe fillore në mbarë vendin, të cilët kanë  organizuar  manifestime të ndryshme për hirë të kësaj dite. Shkolla e mesme  e qytetit të Shkupit, Zef Lush Marku,  sot kishte përgaditur një manifestim dhe ekspozitë me disa punime të përgaditura nga nxënësit e po kësaj shkolle. Drejtori i ZLM-së, Arben Memeti, i urojë të gjithë kolegët e tij dhe tha se pret që edhe 7-marsat e tjerë ti shënojnë me aktivetete të shumta.

ARBEN MEMETI,DREJTOR I SHKOLLËS SË MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT ZEF LUSH MARKU

“Profesorit Naser Miftarit dhe të gjithë nxënësit i faleminderojë nga zemra për këtë eskpozitë dhe këto punime të çmuara dhe shumë të vlersuara nga ana jonë. Shpresojë që edhe 7 marsat e tjerë ti shënojmë me aktivitete dhe punime të shumta. Për fund do të citoj një fjalë nga patrioti i madh Hasan Prishtina, i cili thot,”Arsimi është shpirti i një kombi, kurse mësuesit janë shtyllat e kombit”.

Iniciatori i këtij manifestimi, profesori Naser Miftari, tha se ideja e kësaj ekpoziture është  se edhe për kundër dixhitalizimit, ata punojnë tej mase që  nxënësit mos të harrojnë edhe kreativitetin të cilën e pësodojnë.

NASER MIFTARI,PROFESOR

“Për deri sa jemi brenda shkollës, të dalim nga ajo që është me hov të madh, E-mësim, të dalim pak nga ajo që me të vërtet na ka pushtuar  digjitaliteti. Zgjodhëm formën e kreativitetit, ku sipas së cilit që kanë idet e tyre, imagjinatën e tyre, të përformojnë temën të cilën ne punojmë gjatë kohës”.

Të pranishmëve ju drejtua edhe kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Berin Muhamed, i cili deklaroi se njeriu gjithmonë ka nevojë për një udhëheqës apo shoqërues, duke aluduar në profesorët dhe mësuesit. Muhamed madje nuk kurseji as fjalët më miradije për profesorët.

BERIN MUHAMED,KRYETAR I UNIONIT TË NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME

“Si përfaqësues i gjithë nxënësve të shkollave të mesme, por edhe personalishtë si nxënës i kësaj shkolle, çdo ditë has sfida të reja dhe më duhet të kalojë nëpër rrugë të pa njohura. Një gjë që e kam kuptuar kohëve të fundit është se çdo herë njeriu ka nevojë për një udhëheqës, apo shoqërues. Instikti njerzorë është po i tillë që na shtyn të qëndrojmë në grup e të bashkuar”.

Nën melodi të pianos dhe këngës, në fund të manifestimit, të gjithë të pranishmit kishin mundësi të shihnin nga afër ekspozitën.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like