(VIDEO) Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të marrin nga 1200 deri në 1800 denarë në muaj

by admin
Spread the love

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se aplikimi për mbështetje financiare për nxënësit do të jetë deri me 24 dhjetor, respektivisht edhe 6 ditë. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë që të marrin nga 1200 deri në 1800 denarë në muaj, për 6 muajt e ardhshëm. Një ndër kushtet për shfrytëzimin e kësaj mase është që prindërit e fëmijëve të kenë të ardhura mujore nën 50.000 denarë.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Nxënës të dashur të shkollave fillore dhe të mesme, a jeni gati për lajm të bukur? Nëse të hyrat e prindërve nuk kalojnë shumën 50 000 denarë atëherë do të mundet të aplikoni dhe 6 muaj do të fitoni nga 1200 denarë, respektivisht 1800 denarë. Dokumentet i dërgoni në shkollën ku mësoni deri më 24 dhjetor 2023. Të gjithë në aksion”.

Po ashtu është publikuar edhe një thirrje për studentët që jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24. Ajo është e hapur deri më 24 dhjetor.

Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për një periudhë prej shtatë muaj, duke filluar nga muaji dhjetor 2023. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like