(VIDEO) Nuk u përgjigjet Ministria e Financave, do të protestojnë punonjësit e zyrës së regjistrimit

by admin
Spread the love

Konfederata e Sindikatave të Lira do ta bllokojë Ministrinë e Financave të mërkurën pasi siç tha kryetari i këtij institucioni, Marjan Risteski në të cilën është edhe Sindikata e Librave Amë, nuk kanë  dialog me Ministrinë e Financave për kërkesat e tyre.

Nga Konfederata e Sindikatave të Lira, theksojnë se 70% e të punësuarve në Zyrën e Librave Amë, janë në grevë që nga fundi i prillit dhe deri më tani kanë arritur të kenë vetëm rritje pagash, në përputhje me rritjen e minimumit për punonjësit që kanë marrë deri më tani nga 14 deri në 17 mijë denarë.

MARJAN RISTESKI, KONFEDERATA E SINDIKATAVE TË LIRA PËR LIBRA AMË

“A është kjo qeveri për të gjithë qytetarët, apo tani më kanë filluar të zgjedhin, që me këto sindikata do të bashkëpunojnë e me këta tjerat jo, ne ende vazhdojmë të mendojmë se kjo qeveri është qeveri për të gjithë qytetarët dhe për këtë kategori të të punsuarve. Kërkojmë publikisht të infromojnë se a kanë për  qëllim të vazhdojnë dialog  social me  Sindikatat e Lira.

Sipas Risteskit, kërkesa e Konfederatës së Sindikatave për rritjen e pagave për 2.806 denarë nuk do ta zgjidhë problemin me rritjen e inflacionit.

MARJAN RISTESKI-KONFEDERATA E SINDIKATAVE TË LIRA PËR LIBRA AMË

“Unë them publikisht nëse është kështu, le të ndërpresim bisedimet me institucionet dhe të gjejmë dikë që të na dëgjojë. Jemi në dijeni të situatës në vend, por duhet bërë diçka me ekspertë, parti politike dhe kjo duhet të zgjidhet. Nëse mendoj se do të na thyejnë me presione dhe kërcënime, jo. Çdo ditë ka sindikata që shprehin pakënaqësi dhe na detyrojnë të bëjmë grevë kudo”.

Greva e punonjësve të Librave Amë, po zgjatë  më shumë se një muaj dhe dokumentet lëshohen vetëm në raste urgjente.  Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like