VIDEO/ Nuk ndalet “Hirushja” e La Liga-s, Girona triumfon edhe në transfertën e Celta Vigo

by admin
Spread the love

Janë padyshim surpriza më e madhe e këtij edicioni, të “top 5” kampionatat më të mira të Evropës, e jo vetëm. Skuadra e Girona ka arritur një tjetër fitore, në elitën e futbollit spanjoll, teksa kësaj radhe ka mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Celta Vigo, pikërisht në “shtëpinë” e këtyre të fundit, “Estadio de Balaidos”.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 20’-të të pjesës së parë, ku pas një pasimi fantastik, të anësorit të mbrojtjes, Miguel Guiterrez, topi përfundon në këmbët e “fantazistit” spanjoll, Portu, me këtë të fundit që nga brenda zonës nuk gabon dhe dërgon me gjakftohtësi topin në rrjetën e portierit Guaita, për të siguruar një tjetër 3 pikësh.

Kështu, pas javës së 22-të të kampionatit, skuadra e Girona mbetet në vendin e parë të renditjes, kësaj radhe me 55 pikë, duke zbritur sërish nga froni “Galaktikët”, të cilët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 1 pikë më pak, se “Bardhekuqtë”, por sërish kanë një ndeshje në dorë për të luajtur, ndërsa skuadra e Celta Vigo mbetet në vendin e 16-të të tabls, me 17 pikë dhe rrezikon jo pak rënien nga kategoria. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

You may also like