(VIDEO) Nis sot protesta e administratës, bllokojnë qeverinë dhe Kuvendin

by admin
Spread the love




Konfederata e Sindikatave të Lira prej sot fillon protesta para Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar harmonizimin e rrogave në sektorin publik me rrogën minimale. Protestat do të mbahen çdo ditë prej orës 16:00 deri në orën 17:00.

Sindikata kërkon rritje të vlerës së pikës kapitale në 103 denarë në shumën bruto, me çka rroga më e ulët në sektorin publik do të ishte rreth 18.200 denarë dhe do të ruhej distanca mes rrogave të tjera. Sindikata nuk dakordohet me Propozim-ndryshimet e Ligjit për Nëpunës Administrativ me të cilin, sipas tyre, rritje e rrogave do të ishte prej 100 deri 200 denarë.

Kryetari Sindikatave të Lira, Bllagoja Ralpovski  për TV Tellma, tha se momentalisht nuk kanë paralajmërim për një takim të mundshëm me përfaqësuesit qeveritarë. Ndërsa shton se nuk lëshojnë pe ndaj kërkesave të tyre dhe do të protestojnë deri sa të arrijnë plotësimin e tyre.

Bllagoja Ralpovski, kryetar i KSL

 “Shrpesojmë që të marrim përkrahje të fortë në protestën e sotshme dhe në protestat që vijojnë. Tani më situata ka ardhur që jemi lënë në një qoshe, ja do të jap disa shembuj: kemi policë që marrin pagë nën pagën minimale, kemi në administratën publike që marrin pagë nën pagën minimale dhe nuk kanë asnjë rritje të pagave, e njëjta situat është edhe tek oficerët në armatë që marrin pagë nën pagën minimale. Qeveria duhet të tregojë mirëkuptim ndaj të gjithë këtyre të punsuarve në administratën publike, sepse harxhimet për jetesë janë rritur shumë, ndërsa këta njerëz do të duhet t’i mbijetojnë këta ditë”

Nga Sindikata thonë se anëtarësia e tyre është shumë e zhgënjyer dhe ndjehet e manipuluar. Sipas tyre  zgjidhja e këtij problemi  është shumë e thjeshtë, ai është neni 88 i Ligjit për nëpunës administrativ i cili thotë se Qeveria e rritë vlerën e pikës kapitale.

Nga sindikata gjithashtu thonë se me këtë problem janë prekur rreth 100 mijë punëtorë në shtet.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like